Liga Arabe e kritikon Iranin

11.01.2016 10:49

Ministrat e Jashtëm të vendeve anëtare të Ligës Arabe e kanë dënuar Iranin për atë që thonë se paraqet përzierje në çështjet arabe...

Gjatë një takimi të mbrëmshëm në Kajro, ministrat e kanë akuzuar Iranin e udhëhequr nga shiitët, për mosrespektim të marrëveshjeve ndërkombëtare dhe për dështim të qëllimshëm për mbrojtjen e përfaqësive diplomatike të Arabisë Saudite në Teheran.

Vendi i vetëm që i ka kundërshtuar këto kritika ishte Libani, që ka popullatë shumicë shiite. Megjithatë, në kumtesën e publikuar pas takimit, Liga Arabe nuk ka përmendur ndonjë masë ndëshkuese kundër Iranit.