E konfirmuar, Han të premten vjen në Shkup
Eurokomisari për negociata për zgjerim Johanes Han të premten edhe zyrtarisht do të udhëtojë për në Shkup...

Një gjë të tillë ka konfirmuar zëdhënësja e Komisionit Evropian, Maja Kocijançiç, sipas së cilës Han paraprakisht do të bisedoj me të gjitha palët e përfshira rreth zbatimit të marrëveshjes politike prej 2 qershorit/15 korrikut që i dha fund krizës politike në vend.
"Komisari i Bashkimit Evropian Johanes Han do ta vizitojë Shkupin më 15-të janar", deklaroi zëdhënësja Kocijançiç.
Siç dihet, që para Vitit të Ri, eurokomisari Han dërgoi letër deri te katër partitë më të mëdha politike në Maqedoni (BDI, PDSH, VMRO-DPMNE dhe LSDM) se planifikon në fillim të këtij muaji ta vizitojë Maqedoninë, me qëllim që ta shoh nga afër zbatimin e marrëveshjes nga Përzhino, qëllimi përfundimtar i së cilës do të jetë mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme parlamente më datë 24 prill.
Ardhja e Hanit të premten në Maqedoni, megjithatë pritet të përputhet me zgjedhjen e Qeverisë teknike me kryeministër të parakohshëm të ri, detyra e vetme e të cilit do të jetë zbatimi i zgjedhjeve të 24 prillit.
