Ndahet nga jeta legjenda e rrokut David Bowie

11.01.2016 11:12

Pak ditë pas ditëlindjes së tij të 69, është ndarë nga jeta i ashtuquajturi “Duka i Bardhë”...

Njoftimi u dha në profilin zyrtar të vetë David Bowie në Tuitter e Facebook: “Pas 18 muajsh luftime me kancerin u nda në mënyrë paqësore nga jeta i rrethuar nga familja e tij, rrokeri David Bowie”.

Më 8 janar Bowie festoi 69-vjetorin e tij dhe po atë ditë u lançua punimi i tij i fundit i quajtur Blackstar.

Në të njëjtën kohë kishte dalë edhe video e re “Lazarus” në të cilën Duka i Bardhë shfaqet si mik i Jezusit, që ringjallet nga të vdekurit. Legjendë e vërtetë rroku, muzika e tij na ka shoqëruar për më shumë se 50 vjet, duke kontaminuar zhanre të ndryshme, nga folk akustik në elektronikë, duke u bërë një model për më shumë se një brez artistësh.