Projekti "Fondi kujdeset për të sëmurët kronik" zhvillohet sipas planifikimit

11.01.2016 12:02

Realizimi i projektit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, "Fondi kujdeset për të sëmurët kronik" dhe rezultatet më të reja nga thirrjet e të punësuarve nga Fondi në lidhje me kujdesin për të sëmurët kronik të cilët deri më tani kontaktuan 19.214 të siguruar me diabet, sëmundje kardiologjie dhe të veshkave, zhvillohen sipas dinamikës së planifikuar...

Nga Fondi për sigurim shëndetësor të Maqedonisë kumtuan se nga përvoja e deritanishme të 10 ekipeve të punësuar në Fond, të cilët i kanë kontaktuar të siguruarit se vazhdojnë të hasin në pranim pozitiv te të siguruarit të cilët i kontaktojnë.

Edhe pse nga thirrjet e deritanishme duket se të siguruarit janë të njoftuar me rëndësinë e sëmundjes së tyre dhe kanë informacione bazë për terapinë e tyre, mënyrën e të ushqyerit dhe stilin e jetesës, megjithatë theksojnë nga Fondi, disa të siguruar të cilët edhe pse kanë qenë në dijeni se janë të sëmurë, nuk kanë qenë të sigurt cilat janë pasojat nga shkuarja në kohë në mjek dhe marrja e terapisë së nevojshme. Megjithatë, pas informimit nga të punësuarit nga FSSHM, këta të siguruar janë dakorduar që me më shumë përkushtim të sillen ndaj shëndetit të tyre dhe t'i dëgjojnë rekomandimet e mjekëve.

Nga Fondi informojnë se të siguruarit të nxitur nga thirrjet e punonjësve të tyre janë interesuar edhe për të drejtat tjera nga sigurimi shëndetësor, të cilët janë në kompetencë të Fondit, siç janë realizimi i pajisjeve ortopedike, e drejta e rehabilitimit mjekësor si mjekim i vazhduar spitalor dhe kërkuan informacione shtesë për ilaçe në listën pozitive.

Ekipet janë të përbëra nga të punësuar nga shërbimet më të mira rajonale, siç janë: Shkupi, Shtipi, Manastiri, Strumica, Velesi, Prilepi dhe Kumanova. Ata iu paraqiten të siguruarve me tre sëmundjet kronike që t'i përkujtojnë se cilat kontrolle duhet rregullisht t'i bëjnë për t'i informuar për kompleksitetin e sëmundjes, me qëllim të ndalohet progresioni i mundshëm i sëmundjes, qëndron në kumtesën e FSSHM-së. (mia.mk)