Në 24 orët e fundit janë dhënë 830 vërtetime për kërkesë të azilit

11.01.2016 12:30

Në 24 orët e fundit MPB ka ndarë gjithsej 830 vërtetime për shtetasit e huaj, prej të cilëve 376 janë të gjinisë mashkullore, 169 të gjinisë femërore, 285 janë fëmijë të shoqëruar nga bartësi i vërtetimit, për qëllimin e shprehur për parashtrim të kërkesës për njohjen e të drejtës së azilit...

Sipas shtetësisë së  personave të cilëve u është dhënë vërtetim, më të shumtë janë shtetasit e  Afganistanit - 424, Sirisë - 320 dhe Irakut 86.

Në periudhën prej 1 janarit deri më 10 janar janë dhënë vërtetime për gjithsej 18.712 shtetas të huaj, nga të cilët 7.838 janë të gjinisë mashkullore, 3.958 të gjinisë femërore, 6.841 fëmijë të cilët e shoqërojnë bartësin e vërtetimit, si dhe 75 fëmijë të cilët udhëtojnë pa prindër.

Sipas shtetësisë së personave të cilëve u janë dhënë vërtetime më të numërt janë shtetasit e Sirisë - 7.904, Afganistanit - 6.990 dhe Irakut 3.818.

Në 24 orët e fundit deri te Sektori për azil janë dorëzuar dy kërkesë për njohjen e së drejtës së azilit në bazë të vërtetimit të dhënë paraprak për qëllimin e shprehur për parashtrimin e kërkesës për njohjen e së drejtës së azilit për dy persona mitur nga Afganistani dhe Siria. (mia.mk)