Ekonomi
Benzinat lirohen për gjysmë denarë, ndërsa dizeli për një denarë
11.01.2016 14:00
Benzinat prej sonte në mesnatë do të lirohen për 0,5 denarë, ndërsa dizeli për një denar, vendosi sot Komisioni Rregullativ për energjetikë...

Një litër EUROSUPER BS-95 do të shitet për 61 denarë, ndërsa EUROSUPER BS-98 për 63 denarë.
Çmimi i ri i EURODIZEL (D-E V) do të arrijë 42,50 denarë. Ekstra vaji i lehtë për amvisëri lirohet për 0,5 denarë dhe do të kushtojë 31,5 denarë për litër.
Çmimi i mazutit M-1 zvogëlohet për 0,645 denarë për kilogramë dhe do të arrijë 15,324 denarë.
Komisioni rregullativ për energjetikë e konfirmoi çmimin e ri të karburantit në bazë të lëvizjes së çmimit të naftës së papërpunuar në tregun botëror dhe kursin e denarit në raport të dollarit në 14 ditët e fundit./mia
