Do të formohet Komision anketues për fabrikën për letërnjoftime

11.01.2016 14:03

Komisioni kuvendor për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve sot solli vendim për formimin e Komisionit anketues për skandalin me fabrikën për falsifikimin e letërnjoftimeve, pasaportave, aferave dhe dokumenteve tjera. Siç paralajmëroi grupi i deputetëve nuk ka dorëzuar propozime për anëtarët e këtij Komisioni dhe nuk morën pjesë në seancën e sotme...

Kryetari i Komisionit Zoran Ilioski informoi se propozime për anëtarët e Komisionit kanë dorëzuar: VMRO-DPMNE-ja, BDI-ja, PDSH-ja, ndërsa anëtar do të jetë edhe deputetja e pavarur, Sollza Gërçeva.

Për kryetar të Komisionit anketues është propozuar koordinuesi i grupit të deputetëve të VMRO-DPMNE-së Ilija Dimovski, për nënkryetar Lupço Dimovski, për anëtarë nga partia e BDI-së janë Talat Xhaferi dhe Ejup Rustemi, nga PDSH-ja Gazmend Aliu, nga VMRO-DPMNE-ja Trajko Dimov, Bllagoja Despotovski, Liljana Kuzmanovska, Andon Çeibishev, Bllagica Laskovska dhe Dragan Danev dhe deputetja e pavarur Sollza Gërçeva.

Në bazë të Vendimit, Komisioni kuvendor duhet të përmbajë 16 anëtarë, nga të cilët katër me propozim të opozitës.

Ilioski reagoi në lidhje me kërkesën e grupit të deputetëve të LSDM-së për kontroll në dokumentacionin e Sillvana Bonevës, anëtare e KSHZ-së, për çka ishte diskutuar në seancën paraprake të Komisionit për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve në të cilën ai nuk mori pjesë.