Botë
Në Turqi janë arrestuar 33 anëtarë të dyshuar të SHI-së
11.01.2016 14:29
Policia turke dje në Stamboll dhe në Adana arrestoi gjithsej 33 anëtarë të dyshuar të grupit Shteti Islamik (SHI)...

Policia turke dje në Stamboll dhe në Adana arrestoi gjithsej 33 anëtarë të dyshuar të grupit Shteti Islamik (SHI) prej të cilëve 16 janë shtetas të huaj, njoftuan sot autoritet në Ankara.
Pjesëtarët e njësitit antiterrorist në të njëjtën kohë kanë kryer bastisje në pesë lagje në Stamboll, me ç'rast janë arrestuar dhjetë persona.
Ka informacione se të arrestuarit kanë qenë në kontakt me luftëtarë të SHI-së dhe se kanë udhëtuar në zonat e konfliktit.
Në aksionin në Adana janë arrestuar 23 persona, prej të cilëve 16 janë shtetas të huaj, të cilët kanë planifikuar t'i bashkëngjiten SHI-së.
Pesëmbëdhjetë prej tyre janë shtetas egjiptian, ndërsa një është ruse.
Shtatëmbëdhjetë shtetas turq të arrestuar dyshohen se kanë rekrutuar luftëtarë për SHI-në./mia
