Maqedoni
Zbardhen autorët e vrasjes në Çair, dorëzohen në polici 2 vrasësit e Leart Ademit
11.01.2016 15:48
Në Policinë e Shkupit janë dorëzuar dy të rinj nga Shkupi, Nedim D. dhe Enis S., të cilët kanë pranuar se janë autorët e vrasjes së 19 vjeçarit, Leart Ademi dhe të plagosjes së shokut të tij, Edis Fakiq...

Me këtë, policia ka hedhur poshtë të gjitha dyshimet ndaj të dyshuarit fillestar, Ardit Ame, duke shpjeguar se ai ka ngjashmëri fizike me një nga të rinjtë e vetëdorëzuar sot në polici.
I dyshuari parësor disa herë gjatë marrjes në pyetje ka deklaruar se është i pafajshëm, duke mohuar të ketë marrë pjesë në vrasje.
Sipas policisë, identiteti i tij është ngatërruar nga i lënduari në ngjarjen e rëndë, pasi Edis Fakiq e ka ngatërruar Arditin me vrasësin e vërtetë për shkak të ngjashmërisë së madhe fizike të tyre.
Leart Ademi humbi jetën të shtunën e shkuar, kur dy persona e goditën me thikë pas një zënke të filluar për arsye banale.
