Maqedoni

Pa ujë nesër një pjesë e rr. "Orce Nikollov" në Qendër

11.01.2016 16:45

Ndërprerje të furnizimit me ujë nesër nga ora 9:00 deri në orën 15:00 do të ketë në një pjesë të rr. "Orce Nikollov" në lëvizjen nga Banka e Ohrit deri te ish-Shtëpia e mallrave në Komunën Qendër...

Siç kumtoi QRMK Shkup, ndërprerja e furnizimit me ujë është për shkak të rikonstruimit të rrjetit të ujësjellësit me diametër f-125 mm në rr. "Orce Nikollov" para Bankës Komerciale.