Show Biz
“The Revenant” triumfon në “Golden Globes”
11.01.2016 16:52
Filmi i fundit i Leonardo Di Caprios, “The Revenant”, ka triumfuar në mbrëmjen e ndarjes së çmimeve “Golden Globes”...

Filmi i fundit i Leonardo Di Caprios, “The Revenant”, ka triumfuar në mbrëmjen e ndarjes së çmimeve “Golden Globes”, duke fituar çmimin e filmit dramatik më të mirë, ndërkohë që vetë DiCaprio fitoi çmimin e aktorit më të mirë, ndërsa Alejandro G Inarritu fitoi atë të regjisorit më të mirë.
Filmi “The Martian” i Ridley Scott fitoi çmimin e filmit më të mirë komedi ose muzikal.
Aktorja më e mirë u shpall Brie Larson, ndërsa Jennifer Lawrence fitoi çmimin e aktores më të mirë në një film komedi.
Lista e plotë e fituesve të Golden Globes:
Filmi më i mirë - The Revenant
Filmi më i mirë komedi ose muzikal - The Martian
Aktori më i mirë - Leonardo DiCaprio (The Revenant)
Aktorja më e mirë - Brie Larson (Room)
Aktori më i mirë në një film komedi ose muzikal - Matt Damon (The Martian)
Aktorja më e mirë në një film komedi ose muzikal - Jennifer Lawrence (Joy)
Aktori më i mirë joprotagonist - Sylvester Stallone (Creed)
Aktorja më e mirë joprotagoniste - Kate Winslet (Steve Jobs)
Regjisori më i mirë - Alejandro G Inarritu (The Revenant)
Skenari më i mirë - Steve Jobs
Filmi më i mirë i animuar - Inside Out
Filmi më i mirë i huaj - Son of Saul
Kolona zanore më e mirë - Writing's On the Wall (Sam Smith - Spectre)/Top Channel
