Life Style

Ja si e pëson kur kërkon të puthësh gjarprin (Video)

11.01.2016 16:56

Momenti i tmerrshëm kur një turiste kafshohet në fytyrë nga një gjarpër në një kopsht zoologjik në Tajlandë është regjistruar me telefon celular dhe videoja po bën xhiron e botës...

Klipi tregon se si pitoni kafshon në hundë një grua kineze, e cila ishte afruar për ta puthur.
 
Mendohet se incidenti ka ndodhur në datën 9 janar, në Chalong.
 
Fatmirësisht, gjarpri nuk ishte helmues dhe turistja kineze u shtrua në spital vetëm për qepje në hundë./Top Channel