Botë
Shqipëri, tryeza për reforma në drejtësi pa opozitën
11.01.2016 17:17
Reforma në drejtësi është kthyer këtë fillimvit në çështje kryesore të politikës dhe drejtësisë në Shqipëri...

Një sërë takimesh janë zhvilluar mes forcave të ndryshme politike, me ndërhyrjen e diplomatëve të huaj.
Por, pavarësisht premtimit që iu dha ambasadorit amerikan, Donald Lu, dy ditë më parë, tryeza për këtë reformë është zhvilluar pa pjesëmarrjen e opozitës.
Ambasadori amerikan, duke këmbëngulur për bërjen e kësaj reforme, është takuar sot me presidentin e Shqipërisë, Bujar Nishani.
Nuk jepen detaje për këtë takim, por mësohet se ai ka kërkuar përdorimin e çdo instrumenti ligjor për realizimin e reformës.
LULJETA NDOKA
