Botë

Preshevë, vdes një fëmijë dyvjeçar nga Siria

11.01.2016 17:32

Në qytetin e Preshevës ka vdekur sot një fëmijë dyvjeçar nga Siria, i cili ka udhëtuar me prindërit dhe familjen më të gjerë...

Djaloshi ka pasur probleme të lindura në zemër dhe sindrom Daun, ndërsa ka vdekur mëngjesin e sotëm, rreth orës 4.
 
Atij i është dhënë ndihmë mjekësore në ambulancën në qendrën e pranimit, është thirrur ndihma e shpejtë, por fëmija në rrugë për në spitalin në Vranjë ka vdekur.
 
Fëmija është varrosur në Preshevë, ndërsa prindërit dhe familjarët tjerë kanë vazhduar udhëtimin drejt vendeve të BE-së.