Botë
Afganistan, sulm në një shkollë, tre fëmijë të vrarë tetë të plagosur
11.01.2016 17:35
Së paku tre fëmijë afganë janë vrarë, pasi që një mortajë e ka goditur një shkollë në lindje të Afganistanit...

Ministria afgane e Arsimit, përmes një deklarate të lëshuar sot, njoftoi se tetë nxënës të tjerë të shkollës së mesme janë plagosur nga sulmi në provincën Khost.
Rajoni Khost, që gjendet në kufi me Pakistanin, kohëve të fundit ka qenë i qetë, derisa në prill dhe korrik të vitit të kaluar dhjetëra persona janë vrarë si rezultat i dy sulmeve vetëvrasëse.
Sulmi në Khost ka ndodhur në ditën kur zyrtarët nga Afganistani, Pakistani, Kina dhe Shtetet e Bashkuara janë takuar në Islamabad, në kuadër të përpjekjeve për paqe dhe për t’i dhënë fund luftës 15 vjeçare.
