Maqedoni

Vajgëll, Hovit dhe Kukan, takime me liderët politik në Maqedoni

11.01.2016 18:01

Implementimi i Marrëveshejs së Përzhinës dhe aktualitetet e kësaj marrëveshjeje sollën në Shkup tre eurodeputetët Ricard Hovit Eduard Kukan dhe Ivo Vjagel për të takuar krerët e partive politike...

Pas takimit të tyre me kreun e BDI-së Ahmeti theksoi se nuk do të ketë shtyerje të datës së mbajtjes së zgjedhjeve sepse sipas tij, shtyerja e afatit të zgjedhjeve, do të nënkuptonte vazhdimin e krizës.
 
“U bë një  vlerësim i të gjithë situatës në vend, u vlerësua dhe kualifikua se Marrëveshja ka ecur mirë deri tani, disa moment më të vogla që presim zbatim siç është çështja e medumeve dhe pastrimi i listave që janë gjëra të vogla krahasuar me gjithë Marrëveshejn që u zbatua. Grupi parlamentar evrojan u interesua edhe për detaje më të vogla edhe për datën e zgjedhjeve me çka BDI është kategorike në respektimin e datës së zgjedhejve sespe shtyerja e datës do të thotë vazhdim i krizës dhe nuk kemi gadishëmri assesi të negociojmë për shtyerjen e zgjedhjeve”, tha Ali Ahmeti, Kryetar i BDI-së.
 
Ndërkaq kryetari i PDSH-së Thaçi thekson se nëse KSHZ nuk punon me intenzitet të lartë në këto ditë, atëhere mund të mos kemi zgjedhje fer dhe demokratike.
 
“Ishte një takim parapregatitor biseduam shumë çështje me një interesim të jashtzakonshëm që mundësisht të përmbyllen dilemat gjatë kësaj jave për shkuarjen në zgjedhje me 24 prill. Unë i shpreha shqetësimet tona për funksionimin e KSHZ-së për shkatrrimin e Marrëveshjes që sekretari i KSHZ-së do të duhej të ishte shqiptar. Qëndrimi jonë është se nëse brenda kësaj jave nuk fillon të punojë me kapacitete të plota dhe nëse nuk kthehet situata e marrëvveshjes së mëparshme që sekretari i KSHZ-së  të jetë shqiptar, shpresat për zgjedhje të rregullta fer dhe demokratike dalangadalë do të veniten”, tha Menduh Thaçi, Kryetar i PDSH-së.
 
Nga VMRO DPMMNE ju kanë kumtuar eurodeputetëve se partia  qeveritare ka respektuar të gjitha obligimet që dalin nga Marrëveshja e Përzhinës dhe sipas tyre mbajtja e zgjedhjeve në afat të paraparë do të thotë përmbyllje të Marrëveshejs dhe dalje nga kriza.
 
Poashtu edhe nga LSDM janë zotuar se opozita maqedonase gjithashtu ka respetkuar obligimet dhe detyrimet që dalin nga Marrëveshja e Përzhinës ndërkaq kanë shprehur keqardhje për ngecjet që kanë të bëjnë me procesin parazgjedhor dhe zgjedhor.
 
NERMIN MULAKI-FEJZULLAHU