Botë

Mbytet anija me emigrantë në Somaliland. 122 të vdekur

11.01.2016 19:57

Si pasojë e fundosjes së një trageti me emigrantë ilegalë në ujërat e hapur pranë brigjeve të Somaliland-it...

Si pasojë e fundosjes së një trageti me emigrantë ilegalë në ujërat e hapur pranë brigjeve të Somaliland-it, vend i cili njëanshëm ka shpallur pavarësinë nga Somalia, humbën jetën 122 persona. 
 
Sipas informacioneve të Ministrisë së Shëndetësisë të Somaliland-it, trageti ishte duke bartur migrantë ilegalë nga Etiopia, Eritrea dhe Somalia, nga Somalilandi në Jemen.
 
Mendohet se trageti është përmbytur për shkak të ngarkesës së tepërt.
 
Njoftohet se 75 migrantë u  shpëtuan nga roja bregdetare dhe janë dërguar në spitalet e qytetit Berbera.