Maqedoni

Mjegull në Shkup dhe Kumanovë

11.01.2016 21:28

Për shkak të paraqitjes së mjegullës, dukshmëria në Maxhari, Petrovec, Katllanovë dhe Kumanovë është zvogëluar në 50 deri në 100 metra...

Nga Lidhja Auto Moto e Maqedonisë informojnë se komunikacioni në të gjitha rrugët shtetërore po zhvillohet pa ndalesa dhe nëpër rrugë të lagështa.
 
LAMM rekomandon kujdes në drejtimin e automjetit, shpejtësi të adaptuar gjatë qarkullimit dhe respektim të sinjalizimit të vendosur rrugor. Kujdes të veçantë duhet pasur në akset të cilat kalojnë përmes grykave malore, veçanërisht në akset rrugore Katllanovë - Veles, Mavrovë - Dibër - Strugë, Gostivar - Mavrovë, Demir Kapi - Udovë, Koçan - Dellçevë, Vinicë - Berovë, ku mund të paraqiten shembje të vogla të dheut.
 
Intensiteti i komunikacionit në drejtimet rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar.
 
Në vendkalimet kufitare nuk ka qëndrime më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti./Mia