Vajgëll, Hovit dhe Kukan në takime në KSHZ dhe në Prokurorinë special

12.01.2016 10:13

Eurodeputetët Ivo Vajgëll, Riçard Hovit dhe Eduard Kukan, të cilët prej mbrëmë gjenden për vizitë në Maqedoni, sot do të mbajnë takim në KSHZ, ndërsa duhet të takohen edhe me prokuroren speciale, Katica Janeva...

Treshja e eurodeputetëve të cilët ndërmjetësojnë në përpjekjet për arritje të marrëveshjes së Përzhinos, mbrëmë kishin takim me liderët e LSDM-së, Zoran Zaev, të BDI-së Ali Ahmeti dhe PDSH-së Menduh Thaçi. Gjithashtu kishin edhe biseda me përfaqësues të lartë të VMRO-DPMNE-së për shkak të asaj që lideri i kësaj partie dhe kryeministër, Nikolla Gruevski është për vizitë në SHBA.

Qëllimi i vizitës është t'i inkurajojnë partitë politike të përshpejtohet miratimi i obligimeve të tjera të marrëveshjes.

Vajgëll, Hovit dhe Kukan pas takimeve të sotme paralajmëruan deklaratë për mediat në të cilën do të tregohen vështrimet e tyre nga takimet e mbajtura në lidhje me zbatimin e marrëveshjes së Përzhinos.

Pas tre europarlamentarëve, të premten në Shkup vjen edhe eurokomisari për negociata dhe zgjerim, Johanes Han me qëllim që të bëjë kontroll  në zbatimin e marrëveshjes, qëllimi përfundimtar i të cilës është mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare më 24 prill të këtij viti. Vizita e Han pritet të përkojë me zgjedhjen e Qeverisë teknike dhe të kryeministrit të ri të përkohshëm, me detyrë të vetme për zbatimin e zgjedhjeve të parakohshme. (mia.mk)