Erë e fuqishme në Manastir, dëme të shkaktuara në objektet publike dhe private

12.01.2016 10:54

Era e fuqishme e cila me intensitet më të fuqishëm fryu në periudhën prej orës 05:30 deri në orën 6:30 shkaktoi më shumë dëme në objekte private dhe publike në Manastir...

Nga zyra rajonale e Drejtorisë për mbrojtje dhe shpëtim nga krizat konfirmuan se janë duke u grumbulluar informacione për dëme të shkaktuara, drunj të çrrënjosur dhe streha, ndërsa në më shumë fshatra ka edhe ndërprerje të energjisë elektrike.

Sipas LAMM, erë me intensitet të fuqishëm ka në Kodrën e Diellit, Strazhë dhe Mavrovë. (mia.mk)