Pa energji elektrike nesër disa pjesë të Qendrës, Aerodromit, Çairit dhe Sopishtes

12.01.2016 11:33

Prej orës 09:00 deri në orën 15:30 pa energji elektrike do të jenë edhe një pjesë e konsumatorëve të rr. "Bozhin Nikollov Silni" (pjesa e kanalit drejt Vardarit) në komunën e Aerodromit...

Pa energji elektrike nesër prej orës 08:30 deri në orën 15:00 do të jenë konsumatorët e rr. "Pajak", një pjesë e rr. "Aminta i Tretë" (ish-Leninova), një pjesë e rr. "Jordan Hxhi Konstantinov Xhinot", rr. "Risto Shishkov" dhe një pjesë e rr. "8-të Marsi" (nga "Ilindenska" drejt Parkut të Qytetit) në komunën e Qendrës.

Prej orës 09:00 deri në orën 15:30 pa energji elektrike do të jenë edhe një pjesë e konsumatorëve të rr. "Bozhin Nikollov Silni" (pjesa e kanalit drejt Vardarit) në komunën e Aerodromit.

Nga QRMK Shkup njoftojnë se prej orës 09:00 deri në orën 10:00 pa energji elektrike do të jenë edhe konsumatorët e rr. "Vokovarska" nr. 15, ndërsa prej orës 09:00 deri në orën 14:30  rajoni rreth Sahat kullës në komunën e Çairit.

Pa energji elektrike prej orës 10:00 deri në orën 14:00 do të jenë dhe një pjesë e Sonjes së Epërme midis rrugëve 7 dhe 9 në rrugën kryesore në komunën e Sopishtes.

Siç kumtoi Qendra rajonale për menaxhim me kriza e Qytetit të Shkupit, ndërprerja është për shkak të zbatimit të ndërhyrjeve teknike në elektrosistem. (mia.mk)