Në Arabinë Saudite për 12 ditë janë kryer 51 ekzekutime

12.01.2016 11:42

Mbi 50 ekzekutime janë kryer në Arabinë Saudite nga fillimi i vitit...

Në Riad në mëngjes është ekzekutuar një saudit, i cili ka plagosur një bashkatdhetar, me çka numri i personave të vrarë është rritur në 51 nga fillimi i vitit 2016.

Më 2 janar janë vrarë 47 persona nën akuzën për terrorizëm. Mes të ekzekutuarve ishte edhe lideri fetar Nimr al Nimr.

Vitin e kaluar në Arabinë Saudite janë kryer 153 dënime me vdekje, numër rekord në dy dekadat e fundit. (mia.mk)