UNICEF: 24 milion fëmijë nuk shkojnë në shkollë
Rreth 24 milionë fëmijë të moshës shkollore nuk janë në shkolla në 22 vende të prekura nga konflikti...

Kjo bëhet e ditur nga Agjencia për Fëmijë e Kombeve të Bashkuara–UNICEF, sipas të cilës Sudani Jugor ka përqindjen më të madhe të fëmijëve jashtë shkollave, 51 për qind, pastaj vjen Nigeri me 47 për qind, Sudani me 41 për qind dhe Afganistani me 40 për qind.
“Kur fëmijët nuk janë në shkollë, ata janë në rrezik më të madh të abuzimit, shfrytëzimit dhe rekrutimit në grupe të armatosura”, ka thënë Jo Bourne, shef i arsimit pranë UNICEF-it.
Arsimi është një nga sektorët më pak të financuar nga agjencitë e ndihmës. Në vitin 2014, ai ka marrë vetëm 2 për qind të ndihmave humanitare. Kombet e Bashkuara thonë se duhet edhe dhjetë herë më shumë të kontribuohet për arsimin në zonat e konfliktit.
