Janë ndarë 1.964 vërtetime për qëllim për kërkesë të azilit

12.01.2016 12:59

Në 24 orët e fundit u janë ndarë vërtetime gjithsej 1.964 shtetasve të huaj, për qëllimin e shprehur për parashtrim të kërkesës për njohjen e së drejtës së azilit...

Prej tyre 847  janë të gjinisë mashkullore, 436 të gjinisë femërore, 676 janë fëmijë të cilët e shoqërojnë bartësin e vërtetimit dhe pesë fëmijë të cilët udhëtojnë pa prindër, informojnë nga MPB-ja.

Sipas shtetësisë së  personave të cilëve u është dhënë vërtetim, më të shumtë janë shtetasit e  Afganistanit - 679, Sirisë - 983 dhe Irakut 299.

Në periudhën prej 1 janarit deri më 11 janar janë dhënë vërtetime për gjithsej 20.677 shtetas të huaj, nga të cilët 8.686 janë të gjinisë mashkullore, 4.394 të gjinisë femërore, 7.517 fëmijë të cilët e shoqërojnë bartësin e vërtetimit, si dhe 80 fëmijë të cilët udhëtojnë pa prindër, të cilëve u është dhënë vërtetim  për qëllimin e shprehur për parashtrim të kërkesës për njohjen e të drejtës së azilit.

Sipas shtetësisë së personave të cilëve u janë dhënë vërtetime më të numërt janë shtetasit e Sirisë - 8.887, Afganistanit - 7.669 dhe Irakut 4.117.

Në 24 orët e fundit deri te Sektori për azil nuk janë dorëzuar kërkesa për njohjen e së drejtës së azilit në bazë të vërtetimit të dhënë paraprak për qëllimin e shprehur për parashtrimin e kërkesës për njohjen e së drejtës së azilit.

Nga 1 deri më 11 janar të vitit 2016 deri te Sektori për azil janë dorëzuar pesë kërkesa për njohjen e së drejtës së azilit në bazë të vërtetimit të dhënë paraprak për qëllimin e shprehur për parashtrimin e kërkesës për njohjen e së drejtës së azilit për gjashtë personave të mitur prej të cilëve pesë nga Afganistani dhe Siria. (mia.mk)