Maqedoni

Dhjetë muaj burg për gruan e cila kishte torturuar një plakë

12.01.2016 14:03

Me dhjetë muaj dënim me burg, pas akuzave për torturimin e një plake në lagjen Kisella Vodë të Shkupit, u dënua gruaja 65-vjeçare e cila është përkujdesur për të...

Të akuzuarës, e cila para Gjykatës Penale në Shkup e ka pranuar veprën, i është përcaktuar vazhdimi i masës së arrestit deri në vendimin e plotfuqishëm.
 
Torturimi mbi të moshuarën është zbuluar muajin e kaluar kur djali i të dëmtuarës i ka parë filmimet nga videomonitorimi i cili është vendosur në banesën ku ka jetuar nëna 85-vjeçare, e cila i është lënë nën përkujdesje të akuzuarës./mia