Irak, sulm në Bagdad, 18 viktima e 40 të plagosur
18 persona humbën jetën dhe 40 të tjerë u plagosën si pasojë e sulmeve terroriste në Bagdad të Irakut...

Në zonën Bagdadi i ri të kryeqytetit një makinë e parkuar në rrugë shpërtheu papritur dhe më pas persona të armatosur nisën të qëllojnë para se të hidhnin veten në erë brenda një qendre tregtare. Sulme kamikaz dhe shpërthimi i makinës u morën përsipër nga “Shteti Islamik”.
Militantët ekstremistë thanë se kishin në shënjestër civilët shiitë të Irakut teksa vijojnë të mbajnë nën kontroll ngastra të mëdha në veri dhe perëndim të vendit.
Shtatë persona, përfshirë dy policë, u vranë nga shpërthimi me bombë në një zonë me shumice shiite të Bagdadit, 5 të tjerë u qëlluan për vdekje nga persona të armatosur brenda qendrës tregtare dhe gjashtë të tjerë u vranë si pasojë e sulmeve kamikaze.
Dëshmitarë në vendin e ngjarjes dhe banorët e kësaj zone në Bagdad shprehen se aty tashmë gjithçka është shkatërruar dhe se rreziku më të cilin ata përballen çdo ditë, ka bërë që të jetojnë në frikë dhe panik.
Ndërkohë, në lindje të qytetit, në zonën Mudadija, dy bomba vranë të paktën 23 persona dhe plagosën 51 të tjerë në të njëjtën ditë.
GAZMEND REXHEPI
