Botë

BE ngushëllon Turqinë, Hahn: Të bashkuar kundër terrorizmit

12.01.2016 15:36

Presidenti i Turqisë, Recep Tayip Erdogan, në një deklaratë për media, pas shpërthimit në Stamboll...

Presidenti i Turqisë, Recep Tayip Erdogan, në një deklaratë për media, pas shpërthimit në Stamboll, ka thënë se ky sulm është kryer nga një shtetas sirian, duke shtuar se në viktimat e rastit nuk ka pasur shtetas turq, por shtetas të vendeve evropiane.
 
“Përgjegjës për sulmin e sotëm në Stamboll janë militantët e ISIS-it. Atentatori vetëvrasës rezulton me origjinë siriane. Sulmi na bën të mendojmë më shumë për sigurinë. Por, gjithashtu na bën të pyetemi se përse ne jemi pjesë e këtyre sulmeve, kush tjetër në botë në fakt po lufton kundër ISIS-it përveç Turqisë? Ka njerëz që nuk duan ta kuptojnë këtë fakt. Të gjithë duhet të jemi vigjilentë ndaj sulmeve terroriste. Duhet të tregojmë vullnet të fortë në luftën kundër terrorizmit”- deklaroi presidenti i Turqisë, Rexhep Tayip Erdogan.
 
Ka reaguar edhe Bashkimi Evropian. Komisioneri, Johanes Hahn, ka theksuar se BE qëndron përkrah Turqisë në luftën kundër terrorizmit.
 
“BE shpreh ngushëllime për familjet e viktimave të vrara në sulmin e sotëm. Lufta kundër terrorizmit është prioriteti ynë dhe ne duhet të shtojmë përpjekjet tona në këtë drejtim, në respekt të plotë të detyrimeve tona në bazë të së drejtës ndërkombëtare, duke përfshirë të drejtat e njeriut dhe të drejtës humanitare”, ka thënë Johannes Hahn.
 
GAZMEND REXHEPI