Botë
Shqipëri, rikthehen përmbytjet, izolohen qindra banorë
12.01.2016 15:58
Reshjet e shiut kanë bërë që të rikthehen përmbytjet në Shqipëri. Zona e Elbasanit, e Dibrës dhe Kukësit janë më problematiket...

Reshjet e shiut kanë bërë që të rikthehen përmbytjet në Shqipëri. Zona e Elbasanit, e Dibrës dhe Kukësit janë më problematiket, ndërsa ka rrëshqitje dherash apo mungesë të energjisë elektrike në shumë zona.
Në Elbasan janë përmbytur disa rrugë kryesore, të cilat kanë sjellë izolimin e qindra banorëve si dhe bllokimin e nxënësve të shkollave për disa orë. Prindërit të shqetësuar janë munduar t’i kalojnë në anën tjetër me ç’të mundin, madje edhe në krahë.
Lumi Shkumbin ka filluar të rishfaqet rrezikshëm me shumë prurje, ndërkohë që tre fshatra konsiderohen të izoluara për shkak të shembjes së urave përgjatë tij.
Në zonën e Kukësit është dëmtuar linja e transmetimit te energjisë Kalimash-Kukës, duke lënë pa energji Bashkinë e Kukësit dhe Hasit si dhe tunelin e Kalimashit.
Nga stuhia e fortë janë dëmtuar edhe disa shkolla. Probleme ka pasur edhe në Dibër dhe në Tropojë.
LULJETA NDOKA
