Ekonomi
Përkrahje teknike për zhvillim ekonomik rajonal të qëndrueshëm
12.01.2016 16:35
Zëvendëskryeministri për çështje ekonomike, Vlladimir Peshevski, dhe lideri i ekipit të Shoqatës gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar në Maqedoni (GIZ), Benxhamin Mor...

Zëvendëskryeministri për çështje ekonomike, Vlladimir Peshevski, dhe lideri i ekipit të Shoqatës gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar në Maqedoni (GIZ), Benxhamin Mor, nënshkruan memorandum për bashkëpunim për përkrahje teknike në lidhje me programin për zhvillimin ekonomik rajonal inkluziv dhe të qëndrueshëm në Republikën e Maqedonisë.
Qeveria, Ministria e Vetëqeverisjes Lokale, GIZ, Agjencia zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim për realizimin e Programit për Zhvillim Ekonomik Rajonal Inkluziv dhe të Qëndrueshëm siguruan mbi 950 mijë euro, të cilat janë të planifikuara për realizimin e aktiviteteve gjatë vitit 2016, që do të kontribuojnë për të reduktuar ndjeshëm pabarazitë midis tetë rajoneve në Maqedoni, e cila do të sigurojë mundësi më të mira për jetë për të gjithë qytetarët në të gjitha rajonet e vendit, theksoi zëvendëskryeministri, Vlladimir Peshevski.
“Me realizimin e aktiviteteve të parapara të programit do të kontribuohet në rritjen e kapaciteteve të qendrave për zhvillim në planet regjionale dhe partnerët e tyre rajonal në lidhje me përgatitjet e projekteve konkrete nga fusha të ndryshme dhe specifike për të fituar grande dhe përkrahje të ndryshme nga burime të ndryshme financiare”- deklaroi zëvendëskryeministri, Vlladimir Peshevski.
Zëvendëskryeministri Peshevski përkujtoi se në dy vitet e fundit, përmes realizimit të programit për zhvillim ekonomik rajonal, në bashkëpunim me GIZ, ishin përpunuar 38 projekte teknike në të gjitha rajonet planore, për përpunimin e të cilave janë dedikuar mbi 500 mijë euro, ndërsa realizimi i të cilave do të kushtonte mbi 70 milionë euro.
Lideri i ekipit të Shoqatës gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar në Maqedoni, Benxhamin Mor, konsideron se viteve të fundit Maqedonia ka bërë përparim të mirë në themelimin e strukturave dhe proceseve, që kontribuoi deri në zvogëlimin e pabarazive rajonale në shtet.
Ndërsa zëvendësministri i Pushtetit Lokal, Lupço Prenxhov, potencoi se deri më tani janë realizuar mbi 400 projekte për zhvillimin rajonal me vlerë prej 10 milion eurove.
VLORA LATIFI-TOPOJANI
