Vazhdon debati për komisionin anketues për falsifikimin e letërnjoftimeve
13.01.2016 09:20
Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot do ta vazhdojë debatin për përbërjen e Komisionit anketues për rastin me fabrikën për falsifikimin e letërnjoftimeve, pasaportave dhe dokumenteve tjera...

Grupi i deputetëve, i udhëhequr nga LSDM-ja paralajmëroi se nuk do të merrë pjesë në punën e këtij komisioni, sepse sipas tyre, kjo është e pakuptimtë dhe kundër komisionit për përgjimin.
Deputetë të VMRO-DPMNE-së, megjithatë, vlerësuan se LSDM-ja nuk dëshiron të formohet ky komision anketues, sepse frikësohet që e vërteta të mos del në dritë.
Krahas kësaj pike, në rend dite të seancës së 85-të janë edhe rreth 80 propozim vendime ligjore. (mia.mk)
