Në shtatë aksidente në Shkup, shtatë persona të lënduar, dy më rëndë

13.01.2016 10:21

Në 24 orët e fundit në Shkup kanë ndodhur shtatë aksidente rrugore, në të cilat shtatë janë lënduar. Në dy aksidente rëndë janë lënduar një këmbësor dhe një udhëtar në autobus...

Pesë persona janë lënduar më lehtë në tre aksidente, tre prej tyre kanë qenë shoferë të automjetit motorik, një bashkudhëtarë dhe një udhëtar në autobus. Në dy prej aksidenteve është shkaktuar vetëm dëm material.

Gjatë ditës së djeshme nga ana e policisë së komunikacionit janë zbuluar dhe sanksionuar  24 shoferë të cilët nuk e kanë respektuar kufizimin e shpejtësisë së lëvizjes. Katër shoferë kanë vozitur nën ndikim të alkoolit dhe të njëjtit janë larguar nga komunikacioni, gjashtë shoferë kanë kaluar në të kuqe, si dhe tetë shoferë të cilët nuk e kanë përdorur rripin e sigurisë ose e kanë shfrytëzuar telefonin celular gjatë vozitjes.

Me ndihmën e automjetit special "karrotrec" gjatë 24 orëve të fundit nga ana e policisë së komunikacionit  janë larguar 68 automjete, të cilat e kanë penguar zhvillimin normal të komunikacionit.

Sot me fillim në orën 11:00 Shoqata kombëtare e autoshkollave, vozitësve dhe instruktorëve "Trajnimi L" vazhdon me protestën e qetë para Qeverisë të Republikës së Maqedonisë. Vendi i tubimit të pjesëmarrësve do të jetë në hapësirën për parkim në QS "Boris Trajkovski". Prej ku do të fillojnë të lëvizin nëpër bulevardin "Ilinden"  deri në ndërtesën e Qeverisë.

Ngjarja e dytë e jashtëzakonshme është me fillim në orën 18:00 në QS "Jane Sandanski" ku në kuadër të Ligës së Parë do të luhet ndeshja në basketboll midis "MZT Aerodrom" dhe "Feni industri".  Me qëllim të zhvillimit të sigurt dhe pa pengesa  të komunikacionit nga ana e policisë së komunikacionit do të ndërmerren masa adekuate për sigurim të komunikacionit, ndërsa në varësi të gjendjeve momentale edhe rikahëzimit të komunikacionit. (mia.mk)