Pa energji elektrike disa pjesë të Qendrës, Çairit dhe Shkupit

13.01.2016 10:43

Pa energji elektrike nesër prej orës 08:30 deri në orën 15:00 do të mbeten shfrytëzuesit nga një pjesë e rrugëve "Pajak", "Aminta Treti", "Jordan Haxhi Kostadinov Xhinot", "Risto Shishkov", dhe "8-të Marsi" në komunën Qendër...

Prej orës 08:30 deri në orën 10:30 pa energji elektrike do të jetë edhe një pjesë nga rruga "Bell Kamen" dhe "Kozara" në komunën Qendër.

Siç njoftoi Qendra rajonale për menaxhim me kriza e qytetit të Shkupit, ndërprerja është për shkak kryerjes së intervenimeve teknike në elektro sistem.

Prej orës 09:00 deri në orën 14:30 nesër pa energji elektrike do të jetë edhe rajoni rreth Sahat Kullës në komunën Çair. Pa energji elektrike prej orës 10:00 deri në orën 12:00 do të mbeten edhe një pjesë nga shfrytëzuesit nga rrugët 1552 pn, Vizbeg, firma "TehnosMont" dhe një firmë rreth tyre në komunën Butel.

Pa energji elektrike nesër prej orës 09:30 deri në orën 14:00 do të jetë rruga 100, në Novosellë, në komunën Gjorçe Petrov. Prej orës 08:30 deri në orën 12:30 pa energji elektrik do të jetë "PM Marketi" në rrugën kryesore drejt Milladinovcit, si dhe rrugët 8 dhe 9 në komunën Ilinden.

Pasnesër prej orës 09:00 deri në orën 14:30 pa energji elektrike do të jetë rajoni rreth Sahat Kullës në komunën Çair. Një pjesë e shfrytëzuesve nga fshati Mërshevc, tërë fshati Bujkovc dhe Telekomi në komunën Ilinden, pa energji elektrike do të jenë pej orës 08:30 deri në orën 13:00.

Prej sot 09:00 deri në orën 11:00 më 15 janar do të jenë edhe shfrytëzuesit e një pjese nga rruga "Dime Ancin", "Roza Luksemburg", "Vasil Antevski" dhe shfrytëzuesit nga "9-të Maji" në komunën Qendër. (mia.mk)