Botë
Turqi, arrestohen 3 shtetas rusë, ndihmonin ISIS-in
13.01.2016 12:51
Policia në Antalia të Turqisë arrestoi 3 shtetas rusë, të akuzuar për lidhje me “Shtetin Islamik”...

Njësi të antiterrorit zhvilluan atje dhe në Izmir një seri bastisjesh pas shpërthimit të një dite më parë në Stamboll, ku humbën jetën 10 persona.
Të dyshuarit thuhet të kenë qenë në kontakt me luftëtarët e ISIS-it në zona konflikti, të cilët-sipas zyrtarëve turq,- edhe i kanë siguruar mbështetje logjistike.
Moska vet e ka pohuar se, mjaft rusë janë larguar nga vendi për t’iu bashkuar “Shtetit Islamik” në Siri. 68 persona janë arrestuar deri më tani në qytete të ndryshme të vendit, 16 nga të cilët-sipas zyrtarëve vendas,- ishin duke planifikuar një sulm në Ankara. 21 prangosje u kryen në Sanliurfa, pranë kufirit me Sirinë.
Edhe këta persona duket se po thurnin plane për sulmesi ai i Stambollit. Shërbimet turke të inteligjencës i kishin paralajmëruar dy herë forcat e sigurisë mbi mundësinë e sulmeve ndaj turistëve të huaj.
Vitin që shkoi, dy episode të përgjakshme dhune të atribuuar të ISIS-it morën me dhjetëra jetë njerëzish në qytetin kufitar të Suruçit, e pas kësaj në Ankara.
Megjithatë, askush nuk ka bërë përpara të marrë përgjegjësinë për shpërthimin e së martës.
Personi përgjegjës për sulmin e Stambollit, një i ri i ditëlindjes 1988, nuk ishte në mesin e mijëra të dyshuarve, që gjurmoheshin nga autoritetet turke dhe ka hyrë tani vonë në Turqi nga Siria.
Ankaraja e përforcoi vitin e kaluar angazhimin për goditjen e ISIS-it pas valës së kritikave, se vendi nuk po bënte sa duhej për frenimin e terroristëve.
GAZMEND REXHEPI
