Botë

Pakistan, 15 të vrarë nga një shpërthim

13.01.2016 11:29

Zyrtarët pakistanezë kanë njoftuar sot se së paku 15 persona janë vrarë nga një shpërthim që kishte në cak policinë jashtë një qendre të vaksionimit në qytetin jugperëndimor të Pakistanit, Quetta...

Oficerët policorë po qëndronin jashtë qendrës për t’i shoqëruar punonjësit e poliomelitit, në ditën e tretë të fushatës së vaksionimit në provincën Balochistan, ku kryeqytet është Quetta.

“Janë vrarë pesëmbëdhjetë persona, në mesin e të cilëve dymbëdhjetë policë, një paraushtarak dhe dy civilë”- i ka thënë një zyrtar i policisë lokale agjencisë AFP.

Ai tha se nëntë policë të tjerë dhe një civil janë lënduar. Deri më tani askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin.