Maribori zyrtarizoi transferimin e mesfushorit shqiptar Valon Ahmedit

13.01.2016 14:35

21-vjeçari është marrë nga Celje, po nga Liga e Parë e Sllovenisë...

Ahmedi është pjesë e Kombëtares Shpresa dhe në kampionatin slloven në 34 ndeshje të luajtura ka shënuar 5 gola.

Ai nënshkroi një kontratë deri në vitin 2019.

“Gjithçka u arrit shumë shpejt dhe jam i kënaqur për këtë mundësi. Dua të justifikoj besimin që më dhanë drejtuesit e klubit”, pranoi Ahmedi.

Një vlerësim për të pati edhe ish-trajneri i Sllovenisë, Zlatko Zahovic, sot një drejtues te Maribori.

“Ai tërhoqi vëmendjen me paraqitjet në kampionatin slloven dhe përfaqësuesen U-21 të Shqipërisë, është i ri dhe ambicioz”, citohet nga faqja e klubit drejtori sportiv, Zlatko Zahovic.

Valon Ahmedi i është bashkuar skuadrës në stërvitjen e sotme.