Zyrtare: Shkarkohet Rudi Garcia
13.01.2016 14:39
Rudi Garcia është shkarkuar nga Roma dhe nuk do të jetë më trajner i kësaj skuadre...

Rudi Garcia nuk është më trajner i romakëve. Klubi zyrtarisht ka bërë të ditur largimin trajnerit francez me një dekalratë në ueb faqen e tyre.
“AS Roma njofton se ka liruar trajnerin e ekipit të parë Z. Rudi Garcia dhe ndihmësit e tij Frederic Bompard dhe Claude Fichaux”.
Në emër të tërë AS Romas, presidenti James Pallotta e ka falëndëruar trajnerin për punën e bërë.
Stërvitjen e sotme do të drejtojë Alberto De Rossi që është babai i Daniele De Rossit.
Nesër pritet zyrtarizimi i trajner të ri që pritet të jetë Luciano Spaletti.
