Botë
Tiranë, reformat në drejtësi përplasin politikën
13.01.2016 16:16
Ilir Meta, kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, në bashkëqeverisje me kryeministrin, Edi Rama, deklaroi se ka ardhur koha për dialog politik pas përmbylljes së draftit për reformën në drejtësi...

Ky draft vjen si kërkesë e Komisionit të Venecias dhe parashikon ndërhyrjen në 57 nene të kushtetutës. Meta deklaroi se e ka kërkuar me këmbëngulje konsensusin politik për miratimin e draftit të reformës, por demokratët e kanë refuzuar.
Partia Demokratike, nga ana tjetër, i përmbahet qëndrimit se drafti i qeverisë siguron kapjen e të paktën 8 institucioneve nga mazhoranca aktuale, ndërsa i vetmi draft që opozita mbështet është ai i rekomandimeve të Venecias.
Në draftin e reformës për drejtësi parashikohen ndryshime të mëdha në Kushtetutë, të cilat PD i cilëson si ndryshime në kurriz të institucioneve të pavarura.
Bëhet fjalë për mënyrën e funksionimit të Gjykatës Kushtetuese, procedurat e shkarkimit të kryeprokurorit, ngritjen e Komisionit për monitorimin e procesit të hetimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve nga ndërkombëtarët, si dhe rolin e ministrit të Drejtësisë.
LULJETA NDOKA
