Maqedoni
Kumanovë, “Pyjet e Maqedonisë”: dru me bollëk dhe me çmim të volitshëm
13.01.2016 16:21
Njësia e “Pyjeve të Maqedonisë” në Kumanovë njoftoi se ka në dispozicion sasi të mjaftueshme të drunjve për djegie...

Njësia e “Pyjeve të Maqedonisë” në Kumanovë njoftoi se ka në dispozicion sasi të mjaftueshme të drunjve për djegie dhe të njëjtat qytetarëve u ofrohen me kushte tejet të volitshme dhe mund të sigurohen me çmime të kapshme për xhepin e qytetarëve.
Vaid Sahiti, drejtor i kësaj njësie, njoftoi se dru ka me bollëk dhe mund të merren menjëherë edhe atë me këste për disa muaj.
Sahiti gjithashtu njoftoi se dru mund të sigurojnë edhe organizatat punuese dhe ato sindikale, por se edhe qytetarët me asistencë sociale dhe kategori të ngjashme gjithashtu mund të marrin me kushte të volitshme.
NEXHAT AQIFI
