Maqedoni
Komisioni Anketues për përgjimet, Shilegov: Gruevski të vijë të dëshmojë
13.01.2016 17:08
Petre Shilegov, kryetar i Komisionit Anketues për zbardhjen e përgjimeve, ka ftuar edhe zyrtarisht kryeministrin Gruevski që më 20 janar të dëshmojë para këtij komisioni...

Shilegov ka kërkuar po ashtu zyrtarisht nga kryeparlamentari Veljanovski, që më 20 janar të mos caktojë ndonjë seancë plenare.
As VMRO-DPMNE-ja nuk ka mbetur pas me kërkesa sot. Ajo kërkon që lideri i LSDM-së, Zaev, të paraqitet për dëshmi në Komisionin e formuar për falsifikimin e letërnjoftimeve, madje edhe që deri në fund të janarit të paraqitet në Komisionin për zbardhjen e aferës së përgjimeve dhe të dëshmojë në lidhje me to.
“Sot i dërgova një letër Nikolla Gruevskit që më 20 janar të paraqitet në Komisionin Anketues dhe të dëshmojë, në mënyrë plotësuese kam dërguar letër edhe tek kryeparlamentari, Trajko Veljanovski, që atë ditë të mos caktojë seancë plenare, që të mund të përmbushet kushti i paraparë, që duke mos pasur seancë të mund të transmetohet në mënyrë të drejtpërdrejtë. Vetëm në këtë mënyrë do të mund Komisioni Anketues për përgjimet të vazhdojë me punë, të cilit puna iu ndërpre nga ana e VMRO-DPMNE-së”- theksoi Petre Shilegov nga LSDM.
“Në mënyrë publike e ftojmë që nga dita e sotme e deri më 31 janar, në terminin që është paraparë që ky komision të dalë me një raport përfundimtar, të zgjedhë ditë dhe datë që do të vijë dhe do të përgjigjet në shumë pyetje që duam t’i dëgjojmë ne si deputetë, por edhe opinioni në Maqedoni”- tha Palvle Sazdov nga VMRO-DPMNE.
GAZMEND REXHEPI
