Maqedoni
Dëshmitarët e mbrojtur, Janeva kërkon zgjidhje ligjore
13.01.2016 17:12
Prokurorja speciale, Katica Janeva, ka propozuar zgjidhje ligjore për lehtësimin e marrjes në pyetje të dëshmitarëve të mbrojtur...

Përmes këtyre amendamenteve që do e plotësonin ligjin ekzistues, do të mundësohej që edhe Prokuroria Speciale të mund të propozojë dhe kërkojë mbrojtje të ndonjë dëshmitari kyç.
“Bëhet fjalë për amendamente për ligjin mbi mbrojtjen e dëshmitarëve, me të cilin kërkuam që t’i jepen ingerenca edhe Prokurorisë Speciale për mbrojtjen e dëshmitarëve, sepse Prokuroria nuk është e parashikuar me këtë ligj”- thonë nga zyra e Janevës.
Deri të premten do të bëhet e ditur saktësisht se çfarë kërkohet përmes këtyre plotësimeve ligjore.
