Dukshmëri e zvogëluar për shkak të mjegullës në disa akse rrugore

14.01.2016 09:45

Për shkak të mjegullës, dukshmëria në aksin rrugor Gradsko-Negotinë-Demir Kapi është zvogëluar prej 30 deri 50 metra, ndërsa në aksin rrugor Dellçevë - Makedonska Kamenicë prej 50 deri 100 metra...

Lidhja Automoto e Maqedonisë sot në mëngjes informon se në të gjitha rrugët shtetërore komunikacioni po zhvillohet pa ndalesa dhe ngecje, nëpër rrugë kryesisht të lagështa.

Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar, në vendkalimet kufitare nuk ka qëndrime më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi. (mia.mk)