Një robot shpëton refugjatë në Detin Egje

14.01.2016 10:26

Roja bregdetare greke përfshinë edhe robot në operacionet e saj për shpëtimin e migrantëve dhe refugjatëve nga ujërat e Detit Egje, publikoi gazeta athinase "Etnos"...

Sipas gazetës, bëhet fjalë për robotin e quajtur Emili, i cili është krijuar nga shkencëtarët nga Instituti në Arizonë.

Emili tashmë udhëton drejt bregut të ishullit grek Lezbos dhe i koordinon përpjekjet e ekipeve për shpëtim gjatë operacioneve për ndihmë të migrantëve. (mia.mk)