NBA, humbet Golden State, La Clippers nuk ndalet
Pas 7 fitoresh radhazi ndalet Golden State Warriors...
Kampionët në fuqi të Nba pësuan humbjen e tretë sezonale pasi u mposhtën në Colorado nga Denver Nuggets me rezultatin 112-110. As paraqitja mbresëlënëse e Stephen Curry-it nuk i mjaftoi Golden State-it që në këtë sfidë ndieu mungesën e Draymmond Green. Në Pepsi Center u zhvillua një ndeshje spektakolare, me Warriors që tentuan përmbysjen në periodën e fundit por nuk ja dolën dot.
Ndryshe nga Golden State nuk di të ndalet Los Angeles Clippers. Skuadra kaliforniane siguroi fitoren e 10-të radhazi pasi kaloi në Staples Center Miami Heat me rezultatin 104-90. Pa Blake Griffin i cili mungonte për arsye dëmtimi, te Clippers spikati Aldrich me 19 pikë ndërkohë që një paraqitje të mirë bëri Chris Paul pa harruar këtu Paul Pearce dhe J.J Reddick.
Ka festë edhe për Brooklyn Nets. Ishte pikërisht skuadra e drejtuar nga trajneri Tony Brown që triumfoi në derbin Njujorkez. Në Barclays Center Brooklyn kaloi New York Knicks me shifrat 110-104 falë edhe 39 pikëve të realizuara nga dyshja Brook Lopez-Thadeus Young.