Sulm vdekjeprurës në Diarbakir të Turqisë
14.01.2016 10:53
Një makinë bombë ka goditur një shtab të policisë në juglindje të Turqisë, duke vrarë gjashtë persona dhe plagosur së paku 39...

Një grua dhe një foshnje janë në mesin e të vrarëve.
Sulmi ka ndodhur në qarkun Çinar të provincës Diarbakir.
Zyratarët kanë fajësuar militantët e Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit për sulmin.
Në provincën Diarbakir kanë ndodhur përleshje të dhunshme midis separatistëve kurdë dhe ushtrisë turke në muajt e kaluar.
Sulmi i fundit vjen pak ditë pas një shpërthimi vetëvrasës në qendër të Stambollit, i cili ka lënë të vrarë 10 persona.
Për këtë sulm, autoritetet kanë fajësuar militantët e Shtetit Islamik. (REL)
