Vazhdojnë negociatat e grupeve punuese partiake
Grupi punues politik i përbërë nga përfaqësuesit e katër partive më të mëdha politike do të takohet sot në orën 14:30...

Grupi punues politik i përbërë nga përfaqësuesit e katër partive më të mëdha politike do të takohet sot në orën 14:30, që të vazhdoj me negociatat për mediat, si dhe për Rregulloren për metodologjinë për zhvillimin dhe azhurnimin e Listës Zgjedhore dhe Rregulloren për metodologjinë për qasje të tërësishme, bërjen e ndryshimeve dhe fshirjen e të dhënave në Listën Zgjedhore, si dhe proceduarë për zbatimin e kontrolleve në terren për shkak azhurnimit të të njëjtit, njoftoi ndërmjetësuesi evropian në negociatat, Piter Vanhuate.
"Takimet e grupit politik do të mbahen derisa nuk arrihet marrëveshje për temat e lartpërmendur" - theksohet në deklaratën e shkruar të Vanhaute, dërguar mediave. (mia.mk)
