Në 24 orët e fundit u jepen 1.600 vërtetime emigrantëve
Gjithsej 1.600 migrantë në 24 orët e fundit kanë marrë vërtetime për qëllimin e shprehur për parashtrim të kërkesës për njohjen e së drejtës së azilit...

Prej tyre 692 janë të gjinisë mashkullore, 361 të gjinisë femërore, 542 janë fëmijë të cilët e shoqërojnë bartësin e vërtetimit dhe pesë fëmijë të cilët udhëtojnë pa prindër. Sipas shtetësisë së personave të cilëve u është dhënë vërtetim, më të shumtë janë shtetasit e Sirisë - 929, Afganistanit - 432 dhe Irakut 239.
Në periudhën prej 1 janarit deri më sot janë dhënë vërtetime për gjithsej 24.118 shtetas të huaj, nga të cilët 10.197 janë të gjinisë mashkullore, 5.163 të gjinisë femërore, 8.671 fëmijë të cilët e shoqërojnë bartësin e vërtetimit, si dhe 87 fëmijë të cilët udhëtojnë pa prindër.
Në 24 orët e fundit deri te Sektori për azil nuk janë dorëzuar kërkesa për njohjen e së drejtës së azilit, ndërsa nga fillimi i vitit janë parashtruar gjithsej pesë kërkesa të tilla. (mia.mk)
