Vazhdon projekti "Fondi më afër pensionistëve"
Projekti "Fondi më afër pensionistëve" do të vazhdojë të zbatohet edhe këtë vit në 30 qytete, ku Fondi për Sigurim Shëndetësor i Maqedonisë ka zyra rajonale, ndërsa Lidhja e pensionistëve ka shoqatat e saj. Në këtë projekt partner i tretë me të cilin bashkëpunojnë FSSHM dhe Lidhja e Pensionistëve të Maqedonisë është Kryqi i Kuq i Maqedonisë...

Nga Fondi njoftuan se kanë bashkëpunim të shkëlqyer me Lidhjen e Pensionistëve të Maqedonisë dhe në kënaqësi të përbashkët të ndërsjellë është konfirmuar se për shkak të interesit të madh nga ana e pensionistëve për punëtori edukative, këtë vit do të realizojë cikël të ri të tretë në tema të cilat janë me interes të posaçëm për pensionistët.
Në vitin 2014 janë mbajtur 15 punëtori, vitin e kaluar janë mbajtur 32 punëtori në territorin mbarë vendin. Në këto punëtori, një ekip prej juristëve dhe mjekëve nga FSSHM kanë prezantime të tyre para pensionistëve në tema të dakorduara, me kohë posaçërisht të ndarë për pyetje nga pensionistët.
Cikli i ri i punëtorive përqendrim të posaçëm do të ketë për rehabilimin e specializuara mjekësor dhe refundacionet të cilat janë edukim për projekte dhe shërbime të caktuara shëndetësore, të cilat i financon FSSHM, por edhe tema tjera që janë në interes të kësaj kategorie e të siguruarve.
Këto punëtori edukative, theksojnë nga Fondi, kanë për qëllim ta rrisin nivelin e informimit të pensionistëve për të drejtat e tyre nga sigurimi shëndetësor, si dhe për çështje tjera të cilat janë në interes të kësaj popullate.
Fondi për Sigurim Shëndetësor i Maqedonisë si institucion financiar me interes publik në sistemin shëndetësor të Republikës së Maqedonisë vazhdon me bashkëpunimin e saj të hapur dhe konstrukitv me të gjithë subjektet në sistemin shëndetësor, në suaza të kompetencave të saj dhe në pajtim me dispozitat ligjore. Faktor kryesor në sistemin shëndetësor janë shoqatat e qytetarëve, ndërsa vend të posaçëm ka Lidhja e pensionistëve të Maqedonisë, qëndron në kumtesë.(mia.mk)
