Anulohet seanca për rastin "Puç"
Pas kërkesës së Prokurorisë Publike Speciale sot sërish është anuluar seanca gjyqësore për rastin "Puç", ku i akuzuari i katërt është lideri i LSDM-së, Zoran Zaev...

Në seancën e sotme morën pjesë prokurorja publike speciale Katica Janeva dhe prokurorja Lençe Ristova, të cilat kërkuan gjykimi të anulohet me qëllim që gjithë ekipi të bëjnë kontroll të dëshmive.
Prokurorja publike speciale kërkoi nga gjykatësi t'u jepet hapësirë e veçantë në gjykatë edhe pesë ditë pune për kontroll të dëshmive. Kërkesa e saj ishte pranuar nga gjykatësja Lubinka Bashevska, e cila seancën e ardhshme e caktoi për më 2 mars.
Në pyetjen e gazetarëve se si e komenton vendimin për anulimin e seancës për në mars, lideri i LSDM-së Zoran Zaev tha se ajo është logjike, sepse materialet e gjykatës nuk janë dorëzuar në PPS dhe ato, ashtu siç shtoi, do të duhet gjithmonë të vijnë deri te gjykata dhe t'i shohin dëshmitë për "Puç".
Në rastin "Puç" i akuzuari i parë është Zoran Verushevski, të akuzuar janë edhe bashkëshortja e tij Sonja Verushevska, Gjorgji Lazarevski i punësuar në MPB dhe Branko Palifrov, funksionar nga komuna e Strumicës. Të akuzuarit ngarkohen për spiunim dhe dhunë ndaj organeve më të larta shtetërore. (mia.mk)
