Botë
Australi evakuohet opera pas kërcënimeve në rrjetet sociale
14.01.2016 15:02
Policia në Sidnei të Australisë evakuoi ndërtesën e famshme të operas pas disa kërcënimeve në rrjetet sociale...

Teatri ikonë i qytetit australian u rrethua nga kordonë policie, ndërsa e gjithë zona u zbraz nga njerëzit për kontrolle.
Detektorë metalesh u vendosën aty paraditen e sotme, ndërsa kureshtarët u mbajtën 150 metra larg ndërtesës që për 90 minuta u ruajt nga forca të shumta policore e personel i shtuar sigurie.
E përditëshmja “Daily Telegraph” e Sidneit megjithatë raportoi se i gjithë ky pështjellim lindi pas kërcënimeve mbi një objekt të dyshimtë brenda godinës së konsideruar mrekulli të arkitekturës, por për të tilla pretendime nuk ka ndonjë konfirmim zyrtar.
