Botë

Liberia shpallet e pastër nga ebola

14.01.2016 15:04

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka shpallur Liberinë të pastër nga Ebola, duke i dhënë fund shpërthimit më të keq të sëmundjes në histori...

“Fundi i transmetimit aktiv” është shpallur pas 42 ditësh pa një rast të ri në Liberi.Liberia tashmë i është bashkuar Guinesë dhe Siera Leones, të cilat janë shpallur të pastërta nga Ebola vitin e kaluar.

Megjithatë, Organizata Botërore e Shëndetësisë ka paralajmëruar se Afrika Perëndimore mund të shohë prapë shpërthim të virusit.Ebola ka vrarë mbi 11,000 njerëz qysh në dhjetor të vitit 2013.

Shefja e OBSH-së, Margaret Chan, ka thënë se fundi i shpërthimit është “një arritje e madhe”.